APARTAMENT NEOKLASIK

Kërkesa: Synimi im në këtë apartament ishte që të projektoja një hapësirë sa moderne dhe të pastër, aq edhe të mbushur plot dritë dhe jetë.

Realizimi: Në realizimin e këtij apartamenti morra si referencë stilin neoklasik, mure të larta me ngjyrë të çelët, dritare të mëdhaja, parket, mure dhe tavane me korniza druri dhe allçie, të gjitha këto elemente që e pasurojnë interierin e banesës. Hapësira moderne kontrastohet nga një oxhak skenik. Një pllakë e madhe mermeri e cila vesh murine dhomës së ndenjes ndërpret monotoninë e mureve të kornizuara, si për të thyer por edhe për të plotësuar stilin neokolasik. Kështu interieri merr një karakter unik dhe vishet me individualitet.