Kërkesa: Të projektoja një banesë me një interier të ngrohtë, të këndshëm, dhe të rehatshëm duke përodrur një stil shumë modern sinë linjat gjeometrike ashtu edhe në materiale. Kjo ishte kërkesa e klientit përkëtë apartamemt.
Realizimi: Vendosa të përdor drurin si elementin kryesore që vesh muret e shtëpisë. Kjo për të lidhur ambjentet me njëra tjetrën dhe për të vendosur një dialog midis tyre. Më shumë se sa thjeshte një element decorative, druri i dha menjëherë një prekje natyrale çdo kthine, duke i mbushur me ngrohtësi dhe dritë.
Këndi më dominues në të gjithë shtëpinë ndodhet në dhomën e ndenjes, si kundërpeshë ndaj hapësirës së madhe. Druri që vesh murin përballë divanit u thye nga një pllakë e madhe mermeri e cila i shton dramaticitet të gjithë dhomës.
Në dhomën e fëmijëve vendosa që veshjen e drurit ta zëvëndësoj me një imazh që duket sikur del nga ndonjë përrallë, për të krijuar një oaz fantazie brenda një shtëpie kudominojnë elementet e tokës.