Rreth Klau

Dy fjalë rreth meje
Përshëndetje! Së pari, më lejo të prezantohem.
Unë quhem Klaudia, në profesion jam arkitekte dhe prej 8 vitesh drejtoj departamentin e Interior Design pranë Dalmat Architecture. Ka vetëm një gjë që më shijon më shumë se sa arkitektura, dhe ajo është interior design, e thënë më thjeshtë, projektimi dhe arredimi i hapësirave të brendshme të banimit dhe ato tregtare.   Stili im frymëzohet nga natyra, arti dhe në veçanti artizanati, ku elementet tradicionale shqiptare shkrihen me elementet moderne bashkëkohore.

Nëse ti vendos të punojmë së bashku do të kuptosh që synimi im është që të krjijoj ambiente të brendshme moderne, funksionale, që i rezistojnë të gjitha kohërave. Por para se të shkojmë atje, duhet të dish edhe diçka. Për mua, komunikimi i hapur mes nesh është çelësi i suksesit të bashkëpunimit arkitekt-klient.
Unë jam këtu për të dëgjuar me vëmendje atë që ti ke për të thënë dhe për të kuptuar në kohë reale
të gjitha shqetësimet e tua. Në fund të fundit, unë dua të të ndihmoj të ndërtosh shtëpinë e ëndrrave të tua.

"

Mbi të gjitha, Interior Design është një proces krijues, që udhëhiqet nga ndjeshmëria ndaj nevojave të njeriut. Moda shkon e vjen, funksionaliteti duhet t’i rezistojë kohës.
“Përtej kreativitetit, mënyra se si i përshtatet nevojave unike të secilit klient është ajo që e dallon një interior designer nga të tjerët.”